Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancën e sotme , deputetët duhet të marrin në konsideratë katër pikat e mbetura në rendin e ditës, përkatësisht: zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Parlamentit, emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të parlamentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të trupave punues. Kjo ditë shënon herën e parë në historinë e parlamentit të Serbisë që një grup i deputetëve udhëheqet nga një shqiptarë, e që është grupi parlamentar i përbërë nga Alternativa Demokratike Shqiptare dhe Partia e Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, i cili udhëheqet nga deputeti Shaip Kamberi. Gjatë diskutimeve të sotshme në emër të grup parlamentar ADSH – SDA ka folur shefi i saj, Shaip Kamberi, i cili gjatë fjalimit të tij është deklaruar se ky grup nuk do të përkrahë kandidaturën e Ivica Daçiq për kryetar të parlamentit. Madje Kamberi i drejtohet Ivica Daçiqit: “Mjafton motivi që të mohohet ekzistimi i varrezave masive të viktimave të luftës së Kosovës, që të votojmë kundër Jush” . Like 0
Jep Dorëheqje ministri i financave në sërbi Dushan Vujoviq Ministri i Financave i Serbisë, Dushan Vujoviq ka dhënë dorëheqje më 7 maj, duke …