Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar rastin ku dyshohet se 2 milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit te një operator ekonomik.

Sipas tij, mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend,  do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti”, tha Hoti

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme