Faqja Kryesore ShowBiz Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikojnë me videoklip këngën ‘Lule lule’

Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikojnë me videoklip këngën ‘Lule lule’

1 Min e Lexuar
0
0
65
Dafina Zeqiri dhe Lumi B e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

Dyshja Dafina Zeqiri dhe Lumi B e kanë publikuar projektin e përbashkët muzikor, këngën ‘Lule lule’.

Ky projekt është ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit.

Kënga është ritmike-verore, dhe është punuar nga producenti Cricket, ndërsa për pjesën e shtuar të tekstit është kujdesur vet Lumi B.

Të dy artistët janë shumë të dashur për publikun dhe sukseset e tyre nuk po mungojnë asnjëherë.

Po ashtu Dafina ka lansuar edhe këngën solo “La reina” e cila u prit shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz