“Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, kështu po deklaron kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Duke folur për gazetën e Beogradit “veçernje novosti”, Dodik, ka shtuar se për Kosovën do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia. Tutje, ai këmbëngul se Republika Serbe është shtet i pavarur, por shton se për këtë pavarësi i mungojnë “letrat”.

E për t’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mund ta shpallë pavarësinë.

Këtë shpallje pavarësie ai e ka ndërlidhur me Kosovën:

Ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

“Stabiliteti më i madh do të arrihej sikur të gjithë serbët të bashkoheshin në një Serbi perspektive”, ka shfaqur dëshirën në fund Dodiku.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme