Majlinda Kelmendi është garuesja e dytë kosovare që e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Uzbekistanit, shkruan mediat.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në finale zviceranen Evelyne Tschopp për ta fituar të artën pasi ishte e argjendtë në Grand Prix Abu Dhabi së fundmi.

Fitorja e medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi erdhi me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda po kthehet në formën ideale pas lëndimit që e kishte lënë gjatë jashtë.

Më herët gjatë ditës medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport