Meritan Shabani ka nënshkrua me klubin e Bayern Munich që e mbanë të lidhur deri në vitin 2020.

Shqiptari që luan në disa pozicione, ka qenë pjesë e klubit që nga mosha e vogël.

Ai e ka bërë debutimin në Bundesliga këtë sezon, duke zhvilluar një ndeshje.Pas nënshkrimit të kontratës profesionale Meritan Shabani është ndarë i kënaqur.

“FC Bayern München është klubi im dhe unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kam këtë mundësi”, ka thënë Shabani.

Më të ishte i pranishëm drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

Për lojtarin fjalë të mëdha kishte folur edhe trajneri, Jupp Heynceks, i cili shqiptarin dhe dy lojtarë të tjerë i sheh si të ardhmen e klubit. /Telegrafi/  

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport