Me një seanc solemne kuvendi komunal i komunës së Bujanocit  shënon ditën e këtij institucioni e cila përkon edhe me ditën e Evropës  ku të ftuarë ishin këshilltarët dhe antarët e këshillit  komunal si dhe të ftuarit e tjerë nga ana e komuëns së Bujanocit , ndërsa kjo seanc  u bojkotua nga opozita shqiptare.

Kryetari i kuvendit komunal, Adnan Salihu uroi të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit për ditën e Komunës.

Ndërsa  kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi deklaro se me këtë seancë ne po e shënojmë fillimin e një historie të re pasi që është edhe hera e parë që kjo ditë po shënohet në komunën e Bujanocit.

Më pas kryetari i komunës së Bujanocit propozoi që kuvendi komunal të ndajë edhe një mirënjohje për delegacionin e Bashkimit Evropian në Sërbi, mirënjohja e propozuar nga kryetari i komunës së Bujanocit u aprovua nga shumica e këshilltarëve komunal.

Për më shumë shih fotot në vazhdim :

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme