Ekipi negociator sot është paraparë të mbaj takimin e radhës në të cilin pritet ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë.

Ekipi negociator tanimë ka përfunduar hartimin e platformës për dialogun, ndërkohë pas miratimit, do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, ka thënë se krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre.

“Delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në  Kuvend”, tha ai.

Mirpo nuk dihet akoma nëse do të përfshihet në këtë platform politike edhe Lugina e Preshevës për raundin e ri të dialogut me Serbin , mirpo duke u bazuar në dekleratat e presidentit Thaçi për korigjim të kufirit me Serbin atëher Lugina duhet të jetë në agjendën e ekipit negociatore për dialogn me Serbin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme