Faqja Kryesore ShowBiz Era Istrefi publikon klipin e këngës “Prisoner”, skena të nxehta në klip (VIDEO)

Era Istrefi publikon klipin e këngës “Prisoner”, skena të nxehta në klip (VIDEO)

2 Min e Lexuar
0
0
85

Era Istrefi ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Prisoner”.

Këtë e bëri të ditur webfaqja e famshme botërore “Just Jared”, në të cilën shkruan se ata janë duke i bërë premierë ekskluzive këtij projekti.

Këngëtarja 24-vjeçare e hitit “Bonbon”, shkruan justjared, e publikoi këngën në fjalë në muajin qershor, pasi ishte përfshirë në projektin muzikor të himnit të botërorit “Live It Up” së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që  kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm”, deklaroi Era për këtë media ndërkombëtare.

“Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Jamaica për ta xhiruar videoklipin”, përfundoi ajo.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz