Faqja Kryesore Botë ERDOGAN BETOHET SI PRESIDENTI I PARË EKZEKUTIV I TURQISË DHE PREZANTON KABINETIN E RI QEVERITAR

ERDOGAN BETOHET SI PRESIDENTI I PARË EKZEKUTIV I TURQISË DHE PREZANTON KABINETIN E RI QEVERITAR

2 Min e Lexuar
0
0
97

Rexhep Tajip Erdgoan, është betuar si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë, pas fitores së tij në zgjedhjet e 24 qershorit.

Ai pritet të njoftojë edhe  kabinetin e tij.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.

Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).

Ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan prezanton kabinetin e ri qeveritar

Në kabinetin e ri, Abdulhamit Gul emërohet ministër i drejtësisë.

Murat Kurum emërohet Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit në kabinetin e ri në Turqi, ndërsa Mevlut Çavusoglu ministër i Jashtëm.

Magazina.com
Magazina.com – Automjete / Patundshmeri/ Shpallje falas nga te gjitha kategoritë! VIZITO TANI!!!

 

Në kabinetin e ri, ministër i Arsimit emërohet Ziya Selçuk, ministër i Mbrojtjes Hulusi Akar, ndërsa ministër i Shëndetësisë Fahrettin Koca, përcjell Atsh.

Berat Albayrak që kishte postin e ministrisë së Energjisë kaloi në ministrinë e Financave, ndërsa Fuat Oktay është vendosur në postin e zëvendëspresidentit.

Erdogan prezanton kabinetin e ri qeveritar

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë