Botë Erë lufte : SHBA gati “përgjigja ushtarake” sulmi kimik në Siri Nga Wikiliks U postua 12/04/2018 1 Min e Lexuar 0 0 110 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr SHBA-të janë shprehur “të gjitha opsionet janë në tavolinë” si përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Siri, ndërkohë që liderët perëndimorë po mendojnë të ndërmarrin aksione ushtarake, shkruan BBC. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u tha gazetarëve se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar mbi sulmet ushtarake. Por ajo tha se SHBA-të bëjnë fajtorë Rusinë dhe Sirinë për sulmin kimik. Këshilli i Sigurisë Amerikane do të zhvillohet sot , ndërkohë që kryeministria e Britanisë së Madhe, Tereza Mei, ka kërkuar një mbledhje kabineti. Aktivistë, punonjësit e shpëtimit dhe mjekët thonë se dhjetëra njerëz vdiqën në qytetin e Dumas të shtunën e shkuar. Por qeveria e presidentit Bashar al-Assad, e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon të jetë pas sulmeve kimike./sn/ Like 0
Palmeri thotë se është e mundur arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi këtë vit I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Perëndimor Matthew Palmer ka thënë se Kosova …