Shefi i Grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik PVD Ermal Rexhepi, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të mbajtur sot më 18 dhjetor, në të cilën si pikë e rendit të ditës ishte edhe Rishqyrtimi i Rishikimit të buxhetit për vitin 2020, me të cilin ishte hequr pozicioni për financimin e mediave në tërësi, kundërshtoi këtë çështje duke potencuar se mediat janë grup interesi i shoqërisë të cilët meritojne mbështetjen tonë dhe duhet trajtuar në mënyrë të barabartë si gjitha grupet tjera në shoqëri.

Ai potencoi se edhe në seancën e Këshillit për financa dhe buxhet, i cili jep pëlqim paraprakisht pëlqim në Rishikimin e buxhetit, i vetmi ai ishte kundër vendimit për tërheqjen e ketij pozicioni dhe mosfinancimin e mediave në mesin e gjashtë anëtarëve përfaqësues të partive tjera politike.

Këshilltari Ermal Rexhepi propozoi se nëse nuk ka anjë mundësi që të kthehet ky pozicion dhe të financohen mediat për shkak edhe kohës së pamjaftueshme deri në fundvit, atëherë mediat për vitin e ardhshëm të mbështeten me ndihmë financiare më të madhe duke i kompenzuar për faktin se këtë vit nuk morrën mbështetje, sepse qytetarët tanë meritojnë të kenë informim të mirëfilltë.
Gjatë seancës së sotme ai demantoi gjithashtu edhe lajmin e rrejshëm të publikuar në faqen zyrtare të facebook -ut të Komunës së Bujanocit se kinse do të hapet Barnatorja në Muhovc, ngaqë Barnatorja ka funksionuar me rregull edhe gjatë katër viteve të fundit pos në kohën kur është asfaltuar rruga në Muhovc, ka thën Rexhepi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme