Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipëris, z.Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Ky është njoftimi i plotë i z.Cakaj

Një takim i shkëlqyer me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare,
z. Kairat Adbrakhamanov.

Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.

Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë!

Së shpejti me disa veprime shtesë 👊…

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme