Gjykata Themelore në Gjakovë, sot e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, lidhur me akuzat për krime lufte,  për rastin “Bellenica”

“Nuk provohen elementet e vepres penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza” ka thënë gjykatësi.

Limaj u akuzua nga Prokuroria Speciale se në cilësinë e komandantit ka përgjegjësi pasi nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e dy civilëve  Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

Në fjalën përfundimtare prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësinë komanduese, ngase sipas organit të ndjekjes i akuzuari nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet. /kallxo.com/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme