Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë disa fjalë për të riun kosovarë që është kryediplomati shqiptar në detyrë.

“Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Ora News.

“Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt”.

Ministri Cakaj i hodhi poshtë akuzat.

“Nuk jam deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk jam pjesë e grupit negociator.

“Jo, nuk kam lobuar. Kanë hedhur shumë akuza ndaj meje për këtë çështje. Të publikohen emrat e diplomatëve dhe i verifikojmë të gjitha deri në fund”.

“Jo, jam kategoriksiht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme