Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës konfirmoi kandidaturat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por jo për përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton RTS.

“Pjesëmarrja e mëtutjeshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceseve politike po bëhet e pakuptimtë”, tha Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë.

Tani pritet që Lista Serbe do të paraqesë një ankesë për të cilën duhet të deklarohet Paneli i Ankesave dhe Apelit. Kjo është shkalla më e lartë e vendimmarrjes, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave veriore janë caktuar për 19 maj.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se parandalimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është akti me të cilin popullit serb i janë shfuqizuar të gjitha të drejtat politike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme