Faqja Kryesore Botë Gratë iraniane përballen me 10 vjet burg nëse publikojnë foto pa mbulesë

Gratë iraniane përballen me 10 vjet burg nëse publikojnë foto pa mbulesë

1 Min e Lexuar
0
0
23

Gratë iraniane janë paralajmëruar që të mos publikojnë fotografi pa mbulesë për shkak se mund të përballen me 10 vjet burg. Këto paralajmërime kanë ardhur pasi që gratë atje po publikojnë fotografi ma mbulesë si pjesë e një fushate e cila e ka për qëllim vetëdijesimin e grave.

Masih Alinejad e krijoi një fushatë të quajtur “E mërkura e bardhë” e cila kishte për qëllim t’i inkurajojë grat që të publikojnë fotografi të tyre pa mbulesë si shenjë e kundërshtimit të përdorimit të detyrueshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars në Iran, Gjykata Revolucionare e Iranit, ka njoftuar se “ata të cilët e filmojnë veten ose të tjerët duke e hequr mbulesën dhe dërgojnë fotografi të tilla, do të dënohen mes 1 dhe 10 vjet burg”.

E fushatës “E mërkura e bardhë” i janë bashkuar shumë gra dhe të reja iraniane të cilat kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të mbulohen, shkruan Daily Mail,

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë