• Magazina
Faqja Kryesore Botë Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për president të SHBA-së në zgjedhjet 2020

Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për president të SHBA-së në zgjedhjet 2020

1 Min e Lexuar
0
0
51

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Guardian.

Vendimi për t’iu futur garës për të parin e Shtëpisë së Bardhë, vjen pas dy tentimeve të pasuksesshme nga radhët e Demokratëve, që të nominohet siç ishin rastet në vitin 1988 dhe 2008.

76-vjeçari i është bashkuar kandidatëve të tjerë përfshirë katër senatorë: Elizabeth Warren nga Massachusetts, Kamala Harris nga Kalifornia, Kristen Gillibrand nga New Yorku si dhe Cory Booker nga New Jersey.

Nëse arrin të bëhet i pari i Shtëpisë së Bardhë, Biden do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-ve që ka kandiduar si presidenti i Amerikës.

Ai ka publikuar një video afro katër minuta, në të cilën tregon vizionin dhe arsyet se pse kandidon dhe beson se është i duhuri për president të SHBA-ve.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën