Faqja Kryesore ShowBiz Kërkohet rigjykim për Vali Corleone, dyshohet se ka hedhur grantë në diskotekën “Stop” në vitin 2013

Kërkohet rigjykim për Vali Corleone, dyshohet se ka hedhur grantë në diskotekën “Stop” në vitin 2013

5 Min e Lexuar
0
0
653

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit dënimin e Prince Valentino Corleone, apo siç njihet ndryshe Vali Corleone, ose kthimin në rigjykim të lëndës ku ai akuzohet për dy vepra penale, që lidhen me rastin e hedhjes së granatës në diskotekën “Stop” në vitin 2013.

Gjykata Themelore në Gjilan, më 30 prill 2019, në mungesë të provave, të akuzuarin Corleone e  kishte liruar nga akuzat për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë vendim, të enjten, ishte paraparë të shqyrtohej ankesa e Prokurorisë, por pasi që asnjëra nga palët e ftuara me rregull nuk prezantoi, kjo ankesë u shqyrtua jashtë seance nga Kolegji i Apelit.

Në ankesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokuroria pretendon me rastin e marrjes së vendimit nga gjykata e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal dhe vërtetim i gabuar i gjendjes faktike.

Sipas ankesës së prokurorisë, nuk është kontestuese se në diskotekën  “Stop” është vendosur granata e dorës, madje sipas prokurorisë, i akuzuari tjetër në këtë rast, Gent Qamili, ishte shpallur fajtor pasi që i njëjti gjatë shqyrtimit gjyqësor kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën e ngarkonte prokuroria.

Në ankesë thuhet se të akuzuarit njiheshin mes vetë, gjë e cila vërtetohet edhe me fotografitë e përbashkëta të tyre.

Andaj, prokuroria me pretendimin se gabimisht është vërtetuar gjendja faktike, dhe se të gjitha provat e paraqitura gjatë shqyrtimit e vërtetojnë të kundërten,  kërkon nga Gjykata e Apelit që  çështjen ta kthej në rigjykim  apo ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë, ashtu që të akuzuarin Corleone ta shpallë fajtor.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 2 qershor 2014, Prince Valentino Corleone dhe Gent Qamili, akuzohen se kanë kryer veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria pretendon se më 28 korrik 2013, në diskotekën “Stop”, e cila gjendet në Magjistralen Gjilan – Kamenicë, të akuzuarit me dashje dhe në bashkëveprim kishin tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve të tjerë, ashtu që i akuzuari Corleone pas marrëveshjes paraprake me të akuzuarin Qamili, ia jep qantën në të cilën gjendej një granatë dore.

Sipas aktakuzës,  Corleone i jep instruksione se si ta vendos në lokalin e diskotekës “Stop”, duke i premtuar se do ti jap shpërblim shumën e të hollave prej 300 euro dhe mbushje prej 20 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Qamili merr mjetin eksplodues dhe e vendos në tualetin e lokalit, ku kanë qenë një numër i madh i njerëzve, dhe më pas me numrin e telefonit e thërret policinë dhe i lajmëron se në diskotekën “Stop” ka bombë.

Lidhur me këto akuza, procedura penale ndaj Gent Qamlit kishte përfunduar, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë. shkruan insajder

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz