Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Këta fruta përmirësojnë funksionimin e trurit tek të moshuarit

Këta fruta përmirësojnë funksionimin e trurit tek të moshuarit

4 Min e Lexuar
0
0
156

 

Sipas një studimi të ri, konsumimi i frutave të thata është mënyra e duhur për të përmirësuar problemet e funksionimit të trurit tek njerëzit e moshuar.

Demenca, është një sindromë e lidhur me dobësime të funksionit kognitiv të trurit. Shoqëria kundër Alzheimerit tregon se në Britaninë e Madhe egzistojnë rreth 850.000 njerëz, të cilët jetojnë me simptoma të demencës, shkruan The Independent.

Një hulumtim i bërë  nga Universiteti i Autralisë Jugore ka dalur me rezultate, që konsumimi i frutave të thata mund ta përmirësojë funksionimin e trurit tek njerëzit e moshuar. Studimi u publikua nga revista ‘The Journal of Nutrition, Health and Ageing’, hulumtuesit vërejtën efektin e ngrenies së frutave të thata tek 4.822 të rritur mbi moshën 55- vjeçare.

Ata vërejtën, se konsumimi i 10 gramëve fruta të thata  – ekuivalente me dy lugë gjelle arra, lajthia apo bajame, përmirëson dukshëm aftësitë e të menduarit dhe memories. Ky përmirësim i aftësive kognitive të trurit mund të bëhet deri në 60% në krahasim me personat, që nuk konsumojnë këtë lloj të frutave.

Frutat e thata besohet se kanë veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante, të cilat kanë një ndikim pozitiv të dukshëm në shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna, proteina dhe fibra të shëndetshëm që zvogëlojnë sasinë e kolesterolit.

Edhe pse nuk ka një kurë për të shëruar demencën dhe çrregullimet e tjera neurodegjenerative të trurit tek njerëzit e moshuar, gjithsesi ata mund të zgjedhin çfarë të konsumojnë për të zbutur këto simptoma.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i njerëzve, që jetojnë me çrregullimin e demencës është rritur ne 47 milion, dhe është parashikuar që në vitin 2030 ky numër do të rritet në 75 milion.  Me kalimin e viteve, njerezit janë të prirur te përjetojnë ndryshime në tru siç janë: dobësime në memorie, mënyrën e të menduarit, aftësitë e tjera të lidhura me tru, dhe këto ndryshime konsiderohen si normale. Mirëpo sipas Dr. Li, mosha është një nga faktorët kryesore që shkaktojnë çrregullime të funksionit të trurit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend