Komuna e Preshevës ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënsit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës për vitin shkollor 2020/2021

Numri i shfrytzuesve dhe kushtet e konkursit

Të drejtën e shfrytzimit të kësaj burse  kanë  nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2021, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2020/2021.

Për më shumë info  vizitoni faqen zyrtare Komuna e Preshevës ku do të gjeni linkun për aplikim në bursa.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme