Komuna e Bujanocit ka shpallur konkursin për bursa për nxensit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2020 /2021.

Në bazë të Vendimit mbi rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2020 nr. 401-4/2020 të dates 17.09.2020, Drejetorati për shërbime publike shpallë Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Bujanocit për periudhën e vitit shkollor 2020/2021.

Konkursi është hapur për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Drejtorati për shërbim publik për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2021, Drejtorati për shërbim publik do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2020/2021.

Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunën e Bujanocit dhe për herë të parë të vitit shkollor 2020/2021, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.

Informacionet shtesë mund të merren në zyren 301 të administratës komunale të komunës së Bujanocit.

Tekst KONKURSA SRB-ALB
obrazac 1
obrazac 2
obrazac 3
obrazac 4
KONTRATA UGOVOR

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme