Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë vendim për të ndarë 500 mijë euro ndihmë financiare për Komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe të Medvegjës

Sipas këtij vendimi të Qeverisë, mjetet janë ndarë me qëllim të përballimit të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.Ministria e Fincave dhe Transfereve është e obliguar për sigrumin e këtyre mjeteve, përmes Ndarjeve Buxhetore të Buxhetit të Kosovës.

Vendimi vjen katër ditë pasi Kurti kishte biseduar me kryetarin e Bujanovcit dhe atë të Preshevës, me çrast kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës synon t’u ndihmojë ekonomikisht këtyre komunave.

Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kohët e fundit ka kërkuar disa herë nga qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të kenë vëmendjen dhe ndihmojnë Luginën, pasi masat e ndërmarra nga shteti kanë paralizuar të gjitha ekonomitë familjare nga e cila sigurojnë kryesisht jetesën, në mënyrë që mos të kthehet Lugina në një geto humanitare.”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme