Ai fillimisht u takua me kryetarin e komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i tij z.Musliu dhe kryetari i Kuvendit Komunal z.Ramadani.

Gjatë takimit të dy delegacioneve, z.Kastrati uroi kryetarin Arifin për zgjedhjen në detyrë të re, dhe çmoi angazhimin e tij për arritjen e një koalicioni gjithëshqiptarë në Bujanoc, i cili dha shembullin më të mirë edhe në Mal të Zi, e që do të ketë ndikim edhe në trevat tjera të banuara me shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryetari Kastrati tregoi gatishmërinë e tij për t’i përfshirë shqiptarët e Luginës së Preshevës në dialogn Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, u diskutua edhe për problemet e përbashkëta mes dy komunave, si problemet me menaxhimin e situatës Covid 19, mos ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje që ka ndikuar negativisht në ekonomitë lokale të të dy komunave. Kryetari Kamenicës premtoi avancimin e bashkëpunimit mes komunave Bujanoc, Kamenicë dhe Gjilan që të krijojnë një agjendë të përbashkët.

Në anën tjetër, kryetari Arifi falemnderoi kryetarin Kastrati dhe delegacionin e tij për vizitën. Ai elebaroi situatën politike në komunë të Bujanocit, gjendjen e shkaktuar nga pandemia Covid 19, si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh mes komunave që problemet e përbashkëta që na preokupojnë të gjejnë zgjidhje. Përveç, bashkëpunimit institucional, u diskutua edhe për bashkëpunimin e sektorit joqeveritar, e cila mund të ndihmojë dukshëm në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme, pritet të realizohen takime edhe në KKSH dhe me deputetët popullor shqiptar në Parlamentin Republikan të Serbisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme