Kryetari i KKSH-ës Ragmi Mustafa ka priturë sod kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati.

Mustafa ka faliminderuar z.Kastrati  për angazhimin dhe kontributin e çmueshëm në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, posaçërisht gjatë proceseve të fundit politike.

Gjatë takimit është biseduar për krijimin e një hapësirë sa më të gjerë e më të thellë të bashkëpunimit në realizimin e barazisë qytetare dhe të drejtave kolektive.

Gjatë takimit u nda edhe shqetësimi për sfidat gjatë pandemisë me Covid-19 dhe qasjen për lartësimit e vizionit të përbashkët për zhvillim dhe përparim të gjithmbarshëm të rajonit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme