Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka uruar z.Vjosa Osmani për përzgjedhjen e saj Presidente e Repubulikës së Kosovës.

Ky është postimi i z.Enver Ramadani

Në emër të Kryetarit të Kuvendit dhe qytetarëve të Bujanocit uroj Zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Rrespekte për të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës që morën pjesë në votimin dhe konsolidimin e organeve të Kosovës duke dhënë shembull për rajonin dhe me gjerë për kulturën e lartë politike të treguar.

Uroj që presidenca e Kosovës të ketë në agjendën e vet si prioritet Luginën e Preshevës duke parë si parësore problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Është momenti i kohës dhe i domosdoshëm përkujdesjae veçantë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nga ana e institucioneve të Kosovës.

Urime Kosovë!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme