Komunën e Bujanocit sot e ka vizituarë për her të parë Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Tobias Flessenkemper ku u prit nga kryetari komunës z. Shaip Kamberi .

Kryetari Kamberi ka theksuar se me Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Tobias Flessenkemper, i cili po qëndron për vizitën e tij të parë në Bujanoc, biseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe (mos)realizimin e plotë të të drejtave të pakicave.

Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione publike, mosrealizimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe ngecja në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të jenë preokupime të përditshme dhe betejë politike e institucionale e përfaqësuesve shqiptarë.

Përkrahja ndërkombëtare dhe monitorimi i pozitës së pakicave, gjatë rrugëtimit të integrimit të vendit në BE, i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm.

Prezenca dhe përkrahja ndërkombëtare garancë e avancimit dhe realizimit të plotë të të drejtave tona kolektive, ka shkruar Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme