Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani me rasitin e fillimit të muajit të shenjët të Ramzanit uronë gjithë besimtarët muslimanë.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Ramadani

Të dashur qytetarë myslimanë,

Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit,muaji i sakrifices dhe perkushtimit maksimal tek krijuesi.

Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bënë njeriun më të dashur, më fisnik,më bujar, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Le të afrohemi me njeri tjetrin, të duam më shumë njeri tjetrin, ta rrespektojme e ta vlerësojmë ate, të ndihmojmë të varferit, ti vizitojmë të sëmurët, të ndihmojmë të varfërit e ti respektojmë prindërit.

Muaj i solidaritetit që shlyen mëkatet dhe pranon lutjet dhe ibadetet tona.

Të lutemi që lutjet tona të na pranohen.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme