• Magazina
Faqja Kryesore Botë Luksemburgu pritet të jetë vendi i parë në botë që do ta ketë transportin publik falas.

Luksemburgu pritet të jetë vendi i parë në botë që do ta ketë transportin publik falas.

2 Min e Lexuar
0
0
454

Luksemburgu pritet të jetë vendi i parë në botë që transportin publik do ta ketë pa pagesë – e tëra po bëhet për një ambient më të pasëtr

Trenat, tramvajet dhe autobusët pritet të jenë pa pagesë nga viti 2020 në këtë vend në zemër të Evropës, pasi një propozim të tillë është përkrahur nga qeveria e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Plani është pjesë e vozitjes pa ndotur ambientin, të cilin pritet ta miratojë kryeministri Xavier Bettel pasi koalicioni i tij arriti t’i fitojë zgjedhjet në tetor.

Luksemburgu, vuan nga mbingarkesa e trafikut, edhe pse ky vend ka vetëm 110 mijë shtëpi.

Rreth 400 mijë punonjës të rinj hyjnë në qytet çdo ditë për të punuar, ndërsa 200 mijë nga vendet fqinje kalojnë kufirin çdo ditë siç janë ata nga Franca, Gjermania dhe Belgjika.

Transporti publik pa pagesë është hapi i fundit që është ndërmarrë nga autoritet, për të inkurajuar qytetarët që të përdorin transportin publik.

Deri më tani transporti publik ka qenë falas për personat nën moshën 20-vjeçare, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme dhe ato fillore kanë përdorur transport të veçanta nga shkolla deri te shtëpitë e tyre.

Aktualisht, qytetarët e këtij vendi paguajnë 1,78 funte për një udhëtim dyorësh, dhe nëse ky propozim votohet dhe fillon të implementohet, atëherë do të jetë vendi i parë në botë që do ta ketë transportin publik pa pagesë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën