Dy ndeshje të mëdha do të zhvillohen këtë mesjavë dhe që të dyja mund t’i përjetoni përmes kanaleve televizive

Milan – Lazio
Koha: 20:45, e mërkur

Milani e pret Lazion në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë përfundoi pa gola dhe u karakterizua me lojë të fortë, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar për Serie A kishte shumë tensione mes dy skuadrave.

Sfida pritet të jetë tejet e fortë dhe Strakoshën përballë Milanit e përjetojmë në Supersport 3 me fillim nga ora 20:45.

Kessie e Bakayoko. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Man. Utd – Man. City
Koha: E mërkurë, 21:00

Është ndeshja vendimtare që përcakton shumëçka këtë sezon në Ligën Premier.

Me një fitore, Manchster City do të bënte hap gjigant drejt titullit, ndërkaq me një fitore të Unitedit do të bënin Djajtë një hap të madh në luftën për top katërshe. Barazimi nuk i përshtatet asnjërës skuadër, andaj fitorja do të kërkohet nga të dy rivalët lokal.

Aksioni i jashtëzakonshëm në Old Trafford.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport