Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipëris, z.Gent Cakaj mbështet projektin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë “Lajmëro Pasivizimin” që ka filluar me grumbullimin e te dhënave mbi pasivizimin e adresave në Luginë të Preshevës.

Ky është shkrimi i plotë i Ministrit Cakaj:

Këshilli Kombëtar Shqiptar këto ditë ka ndërmarrë një fushatë jashtëzakonisht të vyer për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë 🇦🇱.

Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme.

Dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës. Ndaj, ju lutemi të gjithë qytetarëve të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës 🤝!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme