Sot një delegacion i Aleancës për Luginën u pritë nga Ministri i jashtëm shqiptar Sh.T. z. Igli Hasani me të cilin janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqipëtarët e Luginës së Preshevës.

Kumtesa e plotë nga AL pas takimit me ministrin Hasani:

Sot në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u mirëpritëm nga Ministri Sh.T. z. Igli Hasani dhe bashkëpuntorët e tij, z. Kastriot Robo dhe z. Arben Doci.

Në takim, theks të veçant kishin problematikat e Shqiptarëve të Luginës për të cilat ministrin e njoftuam hollësisht.

Pasivizimi i adresave, papunësia enorme, mosnjohja e diplomave, problemet në fushën e arsimit, mungesa e informimit shqip, militarizimi i rajonit, ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi në përfaqësimin në institucione shtetërore që operojnë në nivelin lokal si në gjykatë, prokurori, shëndetësi, polici, dogana etj. ishin pikat me të cilat elaboruam brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ministrin dhe bashkëpuntorët e tij, poashtu i informuam se mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptarë po thellon problemet duke shkaktuar polarizime të paarsyeshme (pjesmarrja në zgjedhje parlamentare, krizat institucionale në nivel lokal, etj) por mbi të gjitha po pamundëson hartimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve.

Aleanca për Luginën, në mes tjerash, në këtë takim shtroi edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë:
– Hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë.
– Mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
– Shqyrtimi i sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciale në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e një spitali në Luginë.
– Mbështetjen e vazhdueshme për studentët me kuota, bursa dhe akomodim.
– Përfshirja e Luginës së Preshevës në linjë të veçantë buxhetore, për projekte dhe iniciativa të mirëmenduara që sjellin dobi konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Aleanca për Luginën mori mbështetjen e plotë të Ministrit që në periudhën vijuese në koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe të drejtpërdrejtë përmes takimeve edhe më të shpeshta të konkretizojmë hapat e veprimit politik të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme