Te shtunën mbahet panairi i tetë ndërkombëtar i bletarisë” BLETA NUK NJEH KUFI” në Bujanoc e cila mbahet në palestrën sportive “Rinia”.

Nën sponzorimin e Komunës së Bujanocit, shoqata e bletarëve ”Polen 2012” në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve ”Nektar” dhe ”Apicula” organizojnë panairin e tetë ndërkombëtar të bletarisë ”Bleta nuk njeh kufi”.

Panairi mbahet në Qendrën Sportive ”Rinia” në Bujnaoc, të shtunën më datë 02.03.2024, sipas kësaj agjende:

06.00 – 09.00 – Pritja e mysafirëve
09.00 – 10.00 – Fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë” – Bujanoc do të prezantohen me valle dhe një këngë.
10.00 – 10.30 – Hapjen solemne të panairit e bënë kryetari komunës Dr. Nagip Arifi
10:30 – 11:00 – Vizita nëpër tribuna dhe shpërndarja e mirënjohjeve.
11.00 – 13.00 – Ligjërata
13.00 – 15.00 – Shoqërimi

Në panair, sipas organizatorit, do të marrin pjesë rreth 50 ekspozues nga vendi dhe rajoni.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme