Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas moslejimit të ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës për vizitën dy ditore.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të gjykohet ndryshe, “përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi”.

“Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit – 28 Nëntorin”, ka shkruar në Facebook.

Ai u shpreh i indinjuar dhe ka thënë se refuzimi i kërkesës për vizitë është ripasqyrim i mentalitetit të shekullit të kaluar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme