Pas ndalimit të vizitës së ministrave në Luginë të Predhevës ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Enver Ramadani i cili tha se kjo nuk është gjë tjetër veç vazhdimësi e diskriminimit ndaj shqiptarëve në tërësi.

Këtë reagim z.Ramadani e ka bër profilin e tijë në rrjetin social facebook

Ndalimi i vizitës së ministrave nga Kosova, znj. Arbërie Nagavci, z. Hekuran Murati, z. Liburn Aliu dhe z.Hajrullah Çekut nuk është gjë tjetër veç vazhdimësi e diskriminimit ndaj shqiptarëve në tërësi!

Duhet vazhduar përpjekjet e përbashkëta për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe angazhimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës për Bujanocin Preshevën dhe Medvegjën.

Bashkë mundemi dhe bashkë duhet përkushtimi për liri, drejtësi dhe barazi!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme