Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc janë shpërndarë aktvendimet për bujqit të cilët kanë përfituar subvencione nga komuna e Bujanocit. Kryetari i komunës së Bujanocit i shoqëruar nga kryeshefi i Drejtoratit për Bujqësi dhe Ekonomi Agon Islami dhe Shërbimi i Bujqësisë i përbërë nga Rexhep Adili, Hekuran Ameti, Zoran Mladenoviq, ka shpërndarë sot zyrtarisht aktvendimet për bujqit që kanë përfituar subvencione nga konkursi i shpallur më datë 23.05.2022. Nga ky konkurs, gjithsej kanë aplikuar 121 bujq, nga të cilët 118 kanë përfituar, kurse vetëm 3 janë refuzuar. Shuma e përgjithshme që ka ndarë komuna e Bujanocit për subvencionimin e bujqësisë është 11.300.000,00 dinarë, kurse shuma e përgjithshme e përfituesve është 8.323.498,48 dinarë. Nga ky konkurs bujqit kanë përfituar subvencione në makina dhe pajisje tjera bujqësore, si dhe pajisje për bletari. Like 0
Era Istrefi publikon klipin e këngës “Prisoner”, skena të nxehta në klip (VIDEO) Era Istrefi ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Prisoner”. Këtë e bëri të …