Zv.kryeshefi i administratës komunale Driton Rexhepi, firmosi kontratën për hartimin e projekt dokumentacionit për ndërrimin e sistemit të ndriçimit publik ekzistues me sistem bashkohorë.

Me realizimin e projektit në fjalë, do kursehen shpenzimet për ndriçimin publik në territorin e komunës Bujanocit.

Vlera projektit 1.5 milion dinar.

Gjithashtu, sot janë nënshkruar edhe kontratat për asfaltimin e rrugëve në Tërnoc.

Me rregullimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve banorëve të këtyre lagjeve i lehtësohet komunikimi i përditshëm, njëherit modernizohet infrastruktura rrugore.

Vlera e kontratës është 1.6 milion dinarë me TVSH.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme