Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, gjatë orëve të pasdites ka vizituar Partinë për Veprim Demokratik, me ç’rast ka zhvilluar takim me kryetarin, Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë.

Duke ditur se tashmë, jemi në fushatë parazgjedhore, temë e takimit të sotëm, ndërmjet zyrtarëve më të lartë të PVD-së dhe hoxhallarëve nga Komuna e Bujanocit, ishte zhvillimi i një fushate të qetë dhe të kulturuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit.

Në ketë takim, u vë theks i veçantë, që sharjet, fyerjet dhe etiketimet, nuk duhet të jenë veprim i asnjë subjekti politik, dhe se rrespektimi ndaj pretendetit, do të duhet të jetë normë për gjithësecilin.

PVD, përshendeti nismën e imamëve nga Bujanoci, duke e vlerësuar se një nismë që mundë të kontribuojë në atmosferën positive të zgjedhjeve ndër shqiptarë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme