Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanovcit

Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Sërbis dhe situatës së krijuar, Kompania e Sigurimeve ”Sigurimi”është duke i përcjellë për së afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19.

Në zbatim të rekomandimeve të Qeverisë së Serbis, të gjitha kompanitë e sigurimeve në vendin tonë janë duke punuar me kapacitete minimale.

Duke qenë se tashmë në disa qytete janë vendosur  disa persona në karantinë, rrjedhimisht jemi njoftuar se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk do të punojnë  me palë dhe se është ndaluar për momentin dhënja e tiketave të regjistrimit të automjetit nga Stacioni i policisë në Bujanovc.

Dhe për kët shërbim dhe regjistrimin e automjetit tuajë është e autorizuar kompania e sigurimit ”Sigurimi” e cila gjendet afër parkut të qytetit gjegjsisht afër kryqit të kuq,njofton pronari i kësaj kompanie Nexhib Memishi.

I lusim qytetarët që të shfrytëzojnë shërbimet alternative për të kryer shërbimet e tyre,andaj lusim qytetaret që sa më shumë që munden t’i eliminojnë punët nëpër sportele,deri në njoftimin e radhës, e gjithmonë duke zbatuar rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë së Sërbis.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme