Komuna e Bujanocit njoft gjithë qytetarët e sajë përmes postimit në faqen zyrtare të komunës se për festën e 28 nëntorit nuk do të ketë aktivitet festive për të shënuar ditën e flamurit,përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik.

Ky është njoftimi i plotë nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit:

Të dashur qytetarë shqiptarë të komunës së Bujanocit,

Nesër, më datë 28 Nëntor shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Kjo festë, fatkeqësisht, përshkak të shfaqjes së pandemisë Covid-19 dhe përhapjes së saj në mesin e qytetarëve tanë, na ka detyruar që 28 Nëntorin e 2020-ës të mos e festojmë sikur vitet e kaluara.

Ju njoftojmë, se përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik, komuna e Bujanocit nuk ka organizuar aktivitete festive për ditën e nesërme.

Përkundër kësaj, edhe këtë vit do të ngritet flamuri kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit.

Me dëshirën që festat e ardhshme të Nëntorit t’i festojmë në mënyrë më dinjitoze, komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme