Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Enver Ramadani ka regauar ndaj vendimit të ministres së administratës shtetrore dhe pushtetit Lokal të Serbis, Marija Obradoviq, e cila ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që z.Gent Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit.

Madje Ramadani ka shtuar se edhe më tutje  Zotri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit.

Ky është shkrimi i plotë i z.Ramadani

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal zonjës Obradoviq për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal.

Angazhimet e ministrit në detyrë z. Gent Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie. Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit.

Aryetimi i ministres z. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen e “Qytetar nderi” z. Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit por pikërisht për vetë ministren dhe qeverisë që i takon ajo.

Ashtu si edhe shumë të tjerë, që kanë probleme të përballen me të vërtetën e ngjarjeve qoftë në Luginë e qoftë në Kosovë, jetojnë në iluzionet e refuzimit të së vërtetës.
Ky realitet as nuk përfaqëson të vërtetën e fakteve e aq më pak shpien drejt së drejtës tranzicionale e arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë copë të Ballkanit Perëndimor.

I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc z. Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviq për dhënien e pëlqimit.
Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.

Kryetar i Kuvendit Komunal,
Enver Ramadani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme