Është folur e përfolur për rolin e pushtetit lokal në hapjen e pikave kufitare. Hapja e pikës kufitare është kompetencë e pushtetit qendror e jo atij lokal. Kjo më shumë se kurrë u dëshmua me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes dy vendeve Maqedonisë e Serbisë. Kërkesat për hapjen e pikës kufitare Miratoc-Llojan datojnë që nga vitet 90 –ta , e me theks te veçantë kërkesat e pushteteve vendore Preshevë, Bujanoc dhe deputetëve të zonës pas vitit 2006.

Mirëpo, gjithë kërkesat për hapjen e kufirit kanë hasur ne vesh te shurdhër në qeverinë qendrore, pavarësisht se vendimi për hapjen e këtij kufiri ishte aprovuaar më 2006, pas vrasjes së tinejxherit Dashnim Hajrullahu.

Hapja e kufirit nuk duhet parë në kontekstin e realizimit të kërkesave të shqiptarëve të kësaj zone. Ky process duhet parë në kuadrin e një procesi që quhet mini-Shengeni Ballkanik. Hapja e pikave kufitare janë kusht paraprak për këtë proces. Si mund të flitet e të veprohet për një Shengen Ballkanik, ndërsa në anën tjetër pikat kufitare të jenë të mbyllura. Andaj, nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan duhet parë dhe pranuar në këtë pikëvështrim.

Trumpetimi aq i madh, për poena të lirë politik, që po i bëhet kesaj çështje është për të ardhur keq e mjerim. Duhet parë se çka përmban edhe kjo marrëveshje. Hapja e kufirit nuk është një progres i shtetit serb karshi të drejtave të shqiptarëve, nuk duhet parë si ndryshim I qasjes së shtetit serb. Por duhet parë si kthim në pikën zero. Apo më mirë të thuhet, një e drejtë që na u është mohuar me dekada. Nga kjo nuk shohim që qeveria serbe po bën nje progres, por një kthim në vitet 90-ta.

Reagimi ndaj këtij lajmi nga partitë politike, portale e media duhet parë në suaza të proceseve integruese. Çdo ekzagjerim i këtij lajmi të krijon përshtypjen se shqiptarët kanë pasur hallë vetëm këtë çështje dhe do të shërbejë për të evidentuar një. Dhe në anën tjetër nga se po krijohet bindja se qeveria serbe po realizon kërkesat e shqiptarëve. Dhe kjo nuk korespondon me realitetin në Luginë të Preshevës.

Andaj, propogandën që po e bëjnë disa në emër të qeverisë serbe, së bashku me këtë të fundit po bëjnë përpjekje të zhvendosin vëmendjen e qytetarit nga problemet e shumta që po ballafaqohen shqiptarët e kësaj zone.

Me zgjidhjen e çështjes së kufirit nuk po zgjidhen çështjet që po ballafaqohen shqiptarët: integrimi proporcional, njohja e diplomave dhe problemet tjera të arsimit, zhvillimi ekonomik e shumë tjera.

Urojmë që kjo marrëveshje të implementohet dhe të jetë një marrëveshje ku nuk do të parashikohen kufizime të lëvizjes, në mënyrë që qytetarët të gëzojnë një të drejtë që i ka takuar me dekada – lëvizjen e lirë dhe të papenguar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme