Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë një vendim për rehabilitimin e 1500 veteranëve të UÇK-së.

Kjo ka ardhur me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për rehabilitimin e 1500 veteranëve të luftës. Kjo është bërë me kërkesë të Organizatë së Veteranëve të Luftës së UCK-së, që këta veteranë të dërgohen në deti në Shqipëri”, u tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton “Koha Ditore”./Koha.net/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme