Ministria e Administratës Publike (MAP) është duke mbajtur dëgjime publike për tri projektligje të rëndësishme, atë për Administratën shtetërore, për Zyrtarët publikë si dhe Projektligjin për pagat.

Projektligji i ri për pagat, siç transmeton “Epoka e re”, parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë zyrtarët shtetërorë që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Sipas këtij projektligji, konficenti bazë llogaritët të jetë 239 euro. Në këtë kontekst, presidenti i Kosovës do ta ketë pagën 2.868 € euro me koeficient 12 .

Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij projektligji, do ta kenë pagën 2390 euro me koeficient 10.

 

Projektligji i ri për pagat do të rregullojë edhe pagat e ministrave të cilët do të marrin pagë mujore prej 1.792.5 euro në muaj me koeficient 10.

Kurse zëvendësministat do e kenë koficinetin 6, që i bie se do të marrin 1.434 euro në muaj.

Pas diskutimeve publike, Projektligji për pagat dhe dy projektligjet tjera pritet të votohen në Qeveri dhe më pastaj të përcillen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme