Këshilltarja e Alternativës për Ndryshim, Fetanete Mehmedi, nëpërmjet një deklerate me shkrim, është larguar nga partia e kryetarit Shqiprim Arifit.

Në shkresën dërguar kryetarit të kuvendit Sami Salihu, znj.Mehmedi ka përmenduar edhe arsyejet e largimit të sajë nga APN, si: stagnimin e plotë të zhvillimit ekonomik, mungesën e perspektivës për gjeneratat e reja, mosrealizimin e premtimeve parazgjedhore, si dhe shumë arsyeje të tjera, këshilltarja Fetanete Mehmedi, nga sot, do të veprojë si këshilltare e pavarur në Asamblenë komunale të Preshevës.

Me largimin e këshilltares Fetanete Mehmedi, qeverisja aktuale në Preshevë, humb edhe shumicën në kuvend, gjë që, gjithçka do të jetë e hapur deri në ditët në vijim.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme