Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Në një deklaratë me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s, që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha: “Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit.”

“E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh, që synon normalizimin e marrëdhënieve dhe ua hap rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por u takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të veprojnë tani e të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme