Muhamed Azizi: Dikur organizatorë i protestave në Preshevë ndërsa tash si qytetar aktiv, kërkon që Lugina e Preshevës të përfshihet në bisedimet finale Kosovë – Sërbi duke filluar një fushatë në rrjetet sociale me moton “Së bashku mundemi, Kontribo edhe ti” duke përdorur hashtagun #LUGINADOZGJIDHJE

Lugina e Preshevës të përfshihet në bisedimet Kosovë – Sërbi Situata e brisht politike dhe përçarja e skajshme në mes faktorit politik në Luginën e Preshevës nuk le për të dëshiruar. Duke pasur parasysh këtë situat, ne si qytetar nuk duhet të presim se kur do të miren vesh politikanët tanë.

Bisedimet Kosovë – Sërbi janë në fazën finale. Në këtë fazë vendoset edhe fati jonë. Në rast se në këtë fazë nuk do të ket përfshirje të Luginës në dialog, atëher fati jonë do të varet kryesisht nga mëshira e Beogradit.

Neve nuk na mbetet tjetër vetëm se të mobilizohemi, në arritjen e të drejtave tona qytetare. Para se të shprehim kërkesën tonë për përfshirje në bisedime para kuvendit të Kosovës. Të senzibilizojm opinionin përmes rrjetit social.

Duke përdorur hashtagun #LUGINADOZGJIDHJE. Ju ftojmë ti bashkoheni kësaj iniciative duke kopjuar tekstin e më poshtëm dhe vendosur në murin tuaj.

Të dashur miq. Ju ftoj të fillojmë një fushatë senzibilizimi (protestë ndryshe) për Luginën e Preshevës. Duke filluar me një hashtag# të nisim fushatën për përfshirjen e Luginës në bisedimet Kosovë – Sërbi. Përfshirja e Luginës në këto bisedime do ta ndihmojë edhe pozitën e Kosovës karshi Sërbisë. Bëhu aktiv, kontribo për Luginën me hashtagun # LUGINADOZGJEDHJE
#LUGINADOZGJIDHJE
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme