Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani njofton se së shpejti komuna e Preshevës do jet mikëpritëse e investitorve potencial nga Turqia.

Ky është njofti i plotë i Kryetares Sinani

Së shpejti, Presheva mikëpritëse e ndërmarrësve potencialisht investitorë nga Turqia ❤️

Kjo falë përkushtimit të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Beograd, SH.T. Hami Aksoy. Një angazhim shumë dashamirës i Tij për Komunën tonë i cili u dëshmua edhe sot, ku për t’na mirëpritur kishte ftuar edhe koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinimin (TIKA) në Beograd, z. Mehmet Mete Anaç 👏

Së bashku me koordinatorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik, z.Besim Shabani dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, z.Nexhmedin Ademi, patëm mundësinë të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit dhe për projekte të ardhme konkrete 💪

Teşekkürler 🇹🇷🙏

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme