Faleminderit Tërnoc për përkrahjen që po na jep 💙💛

Driton Rexhepi është shprehur se  Tërnoci ka treguar në vazhdimësi që është qendra e rezistencës ndaj atyre që duan ta shtypin dhe qendra e besnikërisë ndaj atyre që punojnë e veprojnë drejt.
Andaj edhe sot vendlindja ime dëshmoi që vazhdon të besoj që #BashkëMundemi e #Bashkë do ia dalim.

Siç edhe e kemi ripërsëritur, pas fitores sonë do shtojmë dhe dyfishojmë prezencën tonë nëpër çdo vendbanim , qoftë në ndarjen subvencionimit të bizneseve dhe bujqve, blegëtorëve, gjithashtu në koncentrimin e investimeve kapitale dhe me rëndësi për çdo vend.

Sepse #BashkëMundemi për çdo vend e me çdo vendbanim të Komunës sonë.
#BashkëMundemi me çdo Tërnocas e me çdo bashkevendas ka shkruar Rexhepi në rrjetin social facebook

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme