Faqja Kryesore Botë Këshilltari i Trumpit: Mezi presim diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari i Trumpit: Mezi presim diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi

1 Min e Lexuar
0
0
18

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka konfirmuar se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

”Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

”Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, deklaron O’Brien.

Emisari Special Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C.

Ndërsa Robert Charles O’Brien është  avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara.

Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë Presidencës së Donald Trump.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë